Media InfoElbasani dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri – ANYN, shpallin fituesit e sondazhit “Njeriu i Vitit 2020 në Elbasan”

0

Të nderuar miq dhe lexues të Medias InfoElbasani,

Në përfundim të këtij viti të vështirë për të gjithë ne, InfoElbasani në bashkëpunim me Rrjetin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri – ANYN, vendosën të realizojnë një sondazh online për lexuesit tanë dhe për qytetarët e këtij qarku, duke nominuar disa personalitete me zë dhe emër në qytetin e Elbasanit.

Në përfundim të procesit, ne dëshirojmë të falenderojmë përzemërsisht të gjithë lexuesit, votuesit si dhe të nominuarit, veçanërisht ata të cilët dhe u tërhoqën nga ky proces. Duke njohur punën e gjithsecilit prej tyre, ne shprehim respekt dhe konsideratë të jashtëzakonshme.

Ky sondazh nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë garë. Është vetëm një anketim dhe padyshim një vlerësim për punën e jashtëzakonshme të personaliteteve që Elbasani ka në disa fusha.

Duke qenë se fatkeqësisht, Ervin Saraçi nuk është më pranë nesh, në nderim të kujtimit të tij por edhe të punës dhe kontributit tejet pozitiv që ka dhënë ndër vite për qytetin e Elbasanit, ne kemi menduar që kategorinë “Personazhi i vitit në Politikë” t’ia dedikojmë Ervinit.

Më tej për çdo kategori u votuan si vijim:

– Fusha e Mjekësisë: znj. Erleta Hila dhe z. Ergys Mici;
– Fusha e Arsimit: znj. Rezarta Biçoku dhe znj. Anila Çota;
– Fusha e Sigurisë: z.Tajar Alla dhe znj.Fatbardha Menalla;
– Fusha e Medias: znj. Belinda Ruçaj dhe z. Besim Dybeli;
– Fusha e Shoqërisë Civile: znj. Shpresa Banja dhe znj. Ardiana Kasa.

Në total janë 13234 votues dhe referuar secilës prej kategorive fituesit janë si vijim:

– Personazhi i vitit në fushën e Politikës është Ervin Saraçi;
– Personazhi i vitit në fushën e Mjekësisë me 1684 vota është z. Ergys Mici;
– Personazhi i vitit në fushën e Arsimit me 2821 vota është znj. Rezarta Biçoku;
– Personazhi i vitit në fushën e Sigurisë me 514 vota është z. Tajar Alla;
– Personazhi i vitit në fushën e Medias me 861 vota është znj. Belinda Ruçaj;
– Personazhi i vitit në fushën e Shoqërisë Civile me 1427 vota është znj. Ardiana Kasa.

Falenderojmë dhe një herë përzemërsisht secilin që u bë pjesë e këtij sondazhi, me respektin më të madh për të gjithë të nominuarit dhe punën e tyre të palodhur në shërbim të komunitetit tonë dhe qytetarëve të këtij qarku.

Gjithashtu, përcjellim urimet më të mira për familjet e tyre, si dhe çdo qytetar duke shpresuar për një vit të ri të gëzuar. Lutemi që viti 2021 të sjellë më shumë shëndet dhe begati në familjet gjithsecilit!

Me respekt InfoElbasani dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri – ANYN.

PS: Ndarja e çmimeve për fituesit do të zhvillohet më 2 janar 2021!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu