Mediat e huaja e vlersojnë veshjen më të keqen në ‘Eurovizion 2022’ të Ronela Hajatit

0

TIRANË- Këngëtarja Ronela Hajati nuk ka kaluar dot në finalen e “Eurovision 2022”. Këngëtarja e cila përfaqësonte vendin tonë me këngën “Sekret” u bë meme nga shumë media dhe u gjykua për performancën e saj.

Në një analizë të bërë nga “Corriere della Sera” për look-un e zgjedhur nga këngëtarët në gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës, përfaqësuesja e Shqipërisë është vlerësuar me notën më të ulët nga 17 artistët.

“Nderim për luftëtarët e Genghis Khan-it, ndoshta kjo ka qenë pamja e shqiptares Ronela Hajati, me bisht. Busti me efekt trapez me një dekolte dhe këmbë mjaft provokuese, si koreografia që shoqëroi performancën. Ndoshta nëse do të kishte shpenzuar pak më shumë në zgjedhjen e look-ut do të kishte qenë një investim i mirë”-, shkruan për shqiptaren Corriere della Sera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu