Mediat iraniane: Gjendet vendi i rrëzimit të helikopterit të presidentit Raisi, e lokalizuan nëpërmjet një celulari

0

Ekipet e shpëtimit në Iran kanë gjetur vendin e rrëzimit të helikopterit ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi, njoftoi agjencia e lajmeve Taqsnim. Kjo do të thotë, siç raportojnë mediat iraniane, se shpresat për një shpëtim të pasagjerëve janë në rritje.

“Një sinjal është marrë pak minuta më parë nga helikopteri dhe telefoni celular i një prej anëtarëve të ekuipazhit në vendin e aksidentit”, tha komandanti i Gardës Revolucionare në Azerbajxhanin Lindor.

Ai shtoi se të gjitha forcat e disponueshme po lëvizin drejt zonës, ndërsa shprehu shpresën se kjo do të sjellë “lajme të mira”.

Ndërkohë, mobilizimi i forcave të armatosura iraniane është i madh, pa mundësi dërgimi të forcave të tjera. Ekipet e kërkim shpëtimit po operojnë në kushte të vështira për shkak të mjegullës së dendur dhe zonës së pyllëzuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu