Mega-operacion në Sicili: Helikopter, 150 oficerë me pajisje speciale në kërkim të “superbosit” të Cosa Nostra

0

Policia italiane organizoi të premten një operacion masiv në shumë vende të Sicilisë.

Sipas mediave italiane, operacioni masiv ishte si pjesë e përpjekjes për të gjetur strehën e shefit të arratisur të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro.

“Superbossi” njihet ende si udhëheqësi i Mafias Siciliane, duke vendosur se “kush do të promovohet ose ulet”, pavarësisht se ishte në arrati që nga viti 1993. Rreth 150 oficerë u përfshinë në operacion në pjesë të ndryshme të rajonit.

Veç këtyre, janë angazhuar edhe helikopterë si dhe patrulla të pajisura me pajisje speciale dhe njësi qensh.

Kërkimet u përqendruan tek personat e dyshuar se kishin ndihmuar Messina Denaro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu