Mendoi se dha një autograf për fansen e tij por firmosi një certifikatë martese, rasti i pazakontë i ylli të “One Direction”!

0

Mund të duket e pabesueshme por një fanse mund të ketë arritur të martohet me ish-yllin e “One Direction”, Louis Tomlinson, me një mënyrë komplet të çuditshme pasi as ai nuk e dinte që po e bënte këtë. E gjithë kjo histori e pazakontë ndodhi gjatë turneut të këngëtarit me albumin “Faith In The Future”, kur ai po performonte dhe takohej me fansat nëpër botë.

Në Jakarta, Tomlinson u takua me një fanse, e cila më vonë e publikoi komplet ngjarjen në TikTok. Ajo ishte një TikToker me emrin ‘@ladycryalot’ dhe kishte ardhur e përgatitur për të bërë një gjë të pazakontë. Në videon e saj, ajo shpjegoi se si shkoi në koncert si një grua beqare dhe u kthye prej andej si grua e martuar me Louis Tomlinson.

Kam humbur zërin nga kaq shumë emocione. Kam shkuar atje si një grua beqare, por u ktheva si grua e martuar, ligjërisht e martuar me Louis Tomlinson.

Ajo tregon se dokumenti që Tomlinson nënshkroi ishte një certifikatë martese, me një foto të tij dhe të saj.

Kur ajo kërkoi që ai ta nënshkruante, ai e pyeti, “Çfarë është kjo, një lloj deklarate martese?” Megjithatë, Tomlinson e nënshkroi dokumentin, duke e bërë gjithçka më të çuditshme. Ai pastaj shtoi me shaka se do të duhej të kthehej më shpesh në Jakarta nëse gruaja e tij do ta kërkonte.

Fansja e lumtur shpjegoi se, ndonëse nuk kishte mundur të merrte pjesë në takimin me fansat, shoku i saj e kishte pyetur këngëtarin nëse do të kthehej në Jakarta. Tomlinson kishte thënë: “Nëse gruaja ime do të dëshirojë.”

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se martesat në Indonezi nuk janë të njohura zyrtarisht pa një ceremoni formale, kështu që për ata që shpresojnë ende, ka mundësi që ajo duhet të përpiqet sërish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu