“Meritonim fitoren”, mbrojtësi i Barcelonës: Krijuam më shumë raste se Bayern por nuk i shfrytëzuam

0

Mbrojtësi i Barcelonës, Marcos Alonso beson se skuadra e tij e meritonte të fitonte përballjen kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Blaugranat udhëtuan për në Allianz Arena të martën (13 shtator) mbrëma në kërkim të fitores së tyre të parë në stadiumin e famshëm. Pavarësisht paraqitjes së mirë, ata u ndëshkuan pasi nuk shfrytëzuan rastet e tyre dhe Bayern Munch fitoi me rezultat 2-0.

“Në ndeshjet kundër rivalëve si Bayern duhet të përfitoni nga rastet. Ata kanë cilësi të lartë, janë fizikisht të fortë dhe padyshim që krijojnë edhe rrezik”.

“Kemi qenë mirë. Mendoj se kemi krijuar mjaftueshëm për të fituar ose të paktën për të marrë një rezultat më të mirë, por le të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë spanjolli.

Alonso në fund tha se ata kishin ende mundësi për t’i korrigjuar gabimet e tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu