Merr flakë magazina me lëndë toksike, për shkak të helmit që çlirohet po evakuohen dhjetëra banorë

0

Një ndërtese e ish-Trikotazhit në Korçë ku mbaheshin të depozituara lëndë toksike ka marrë flakë duke çliruar gazra helmues çka ka alarmuar të gjithë banorët e zonës përreth.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në lagjen 9 të këtij qyteti.

Për shkak të helmit që clirohet dhe për shkak të këtyre mbetjeve toksike rrezikohen rreth 10 familje, të cilat pritet të evakuohen nga banesat e tyre.

Sipas informacioneve, këto lëndë kimike hyjnë në reaksion me njëra-tjetrën nduke çliruar gazra helmues.

Lagështia ka bërë që të aktivizohet përzierja e lëndëve, duke sjellë çlirimin e tymit dhe gazit me përmbajtje kimike që rrezikon të helmojë banorët.

Nga pamjet vërehen shtëllunga tymi që kanë pushtuar zonën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu