Merr flakë motori elektrik brenda ashensorit, plagoset rëndë një 54 vjeçare dhe foshnja 5 muajshe

0

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë.

Pesë persona, përfshirë një foshnjë 5-muajshe, u shtruan në spital në jug-perëndim të Kinës pasi një biçikletë elektrike mori flakë brenda një ashensori të një ndërtese banimi.

Kamerat në ashensor kanë kapur momentin kur ashensori i mbushur me njerëz u mbush me tym dhe zjarr brenda pak sekondash. Ato janë bërë virale në platformën më të madhe të medieve sociale të Kinës, Weibo dhe janë parë nga 20 milion persona.

Incidenti, është ende duke u hetuar nga autoritetet, ndërkohë bëhet me dije që gruaja 55 vjeçare dhe mbesa e saj 5-muajshe kanë pësuar djegie të shkallës së tretë në 75% të trupit të tyre, ndërsa tre personat e tjerë që ndodheshin në ato momente me ta në ashensor, kanë pësuar dëme të lehta.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu