Mesazhi prekës i djalit të 60-vjeçares së vrarë në Don Bosko: “Mallkuar qofshin ato plumba që i zbrazën në trupin tënd”!

0

“Mallkuar qofshin ato plumba që i zbrazën në trupin tënd”, mesazhi prekës i djalit të 60-vjeçares së vrarë në Don Bosko
Ngjarja makabre që ndodhi mbrëmjen e kaluar në lokalin e Fatjon Muratit, la të vrarë 60 vjeçaren Mimoza Paja, e cila punonte si kamarjere dhe banakiere.

Djali i saj, Saimir Paja ka shpërndarë një foto të tijën bashkë me të ëmën, ku shpreh dhimbjen nga tragjedia e cila i mori jetën mamasë së tij.

“Mallkuar qofshin ato plumba që i zbrazën në trupin tënd, qofsh e xhenetit mam”, ka shkruar Paja në Facebook.

Deri tani nga burimet dyshohet se atentati kishte si objektiv dhënien e një ‘mesazhi’ Fatjon Muratit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu