Mesazhi që mbërriti me urgjencë në telefona. ‘Të ndahemi nga Berisha!’, deklarata e sekretares së Bashës shkakton tërmet në PD

0

Një deklaratë e studiueses Jonila Godole, drejtueses së Sekretariatit për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike, ku kërkohet distancimi nga lideri historik Sali Berisha, duket sikur ka trazuar ujërat në selinë blu ditën e sotme.

Menjëherë pas intervistës, kreu i ri i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, udhëzoi përmes një mesazhi në telefon të gjithë deputetët e zgjedhur të PD-së që të mos japin qëndrime publike për çështje catuara, pa u koordinuar më parë me linjën politike të partisë.

“Duke iu uruar shumë suksese në detyrën e rëndësishme që iu është besuar, kërkoj mirëkuptimin tuaj për të mos konfirmuar asnjë dalje mediatike pa koordinuar më parë mesazhin politik për temat që diskutohen. Gjithashtu, çdo dalje mediatike për çështje politike duhet të realizohet me njoftimin paraprak të zyrës së shtypit të PD. Ju falenderoj për mirëkuptimin”, thuhet në mesazhin e Alfred Rushajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu