Mesazhi që vjen nga Elbasani/ Hajdari bën foto me rivalen e PD-së Flutura Açka: Gara jonë s’ka pse të jetë lufte për jetë a vdekje

0

Kandidatja për deputete e Nismës Thurje, Rudina Hajdari, është takuar ditën e sotme me rivalen e saj nga lista e Partisë Demokratike, Flutura Açka. Hajdari ka bërë një foto me zonjën Açka e cila është e dyta në radhë në listën e PD-së për Elbasanin, ndërsa thote se gara e tyre nuk ka pse të jetë garë muskujsh e lufte për jetë a vdekje.

Po ashtu, në postimin e saj në Facebook, Rudina Hajdari shprehet se nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga politikanët.

POSTIMI

“Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka. U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë.
Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lufte për jetë a vdekje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara.
Kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmerrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund. Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu