Një ditë pasi u përcoll në banesën e fundit, mësueset tregojnë se ai ishte nxënës shembullor dhe e kishte pasion të madh kuzhinën.
Lajmin e kobshëm për vrasjen e tij thonë se e morën vesh nga rrjetet sociale dhe ende e kanë të pamundur ta besojnë.
“Njohjet me Musaenin i kam që në fëmijërinë e tij. E kam takuar kur i ndodhi fatkeqësia e të atit. Ishte fëmijë i dashur dhe i mirë. Kur u rrit erdhi në shkollën tonë. Duke pasur njohje me mua sikur gjeti një lloj ngrohtësi dhe kishte dëshirë të më takonte. Në vit të parë i dhashë mësim dhe përpiqej dhe kishte dëshirën të mësojë.
Duke pas këtë njohje përpiqesha që të lënda ime të jepte diçka më shumë që të flisja mirë për të te ëma Anila me të cilën kishte lidhje shumë të ngushtë dhe donta ta bënte krenare. Vitet kaluan dhe ai u bë maturant, gjithmonë me dëshirën e madhe për tu bërë kuzhinier.
Këtë profesion e donte shumë.Shpesh vinte te mësuesja e angazhuar me praktikat në biznes për ti siguruar një vend në biznes, ai ka bërë praktikën te Iliria, 1-2 vjet dhe nga kontaktet që kam pasur me kuzhinierin më ka folur fjalë shumë të mira. Mbrëmjen e maturës të gjithë maturantët ndryshojnë dhe thua a është kjo vajzë apo ky djalë.Duken më të bukur. Musaeni shkëlqente atë natë, mori shumë komplimente.
Unë dhe mësuesja kujdestare kishim një vëmendje të madhe atë natë tek ai. Ishte i lumtur, gëzoi e kërceu, fotografoi pa fund atë mbrëmje mature. E përcollëm në shtëpi. Kur mora vesh lajmin që shoi endrrat dhe dëshirat e tij, u shokova. Pashe lajmin në facebook dhe nuk u besova syve” tregon një nga mësueset e tij.
“Ishte një djalë i sinqertë, i rritur me një prind. I ati e la shumë të vogël jetim, i preu krahët jo vetëm nënës së tij por edhe djalit dhe kjo ishte e dukshme në sytë e tij. Ai më tej kërkonte të socializohet me mësuesit, shikonte prindin. Më bëri përshtypje një status i një kolegu ku thoshte “Musaen ne të vramë duke të edukuar me ndershmërinë e punës dhe jetës” tregon një tjetër.