Meta: Autorët e këtyre akteve kriminale po trondisin opinionin, të ndalohen sa më parë

0

Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga ngjarje të njëpasnjëshme kriminale, atentate me armë, të cialt kanë shkaktuar vdekjen e disa personave.

Lidhur me këto ngjarje të ndodhura së fundmi ka reaguar edhe presidenti i republikës, Ilir Meta i cili shprehet shumë i shqetësuar për situatën aktuale ku ndodhet vendi përsa i përket rendit dhe qetësisë.

Në një postim në rrjetin e tij social, Meta është shprehur se për të ndaluar këto akte kriminale të ndërmarra në qytetet kryesore të vendit kërkojnë të merren masa të menjëhershme.

Presidenti ka bërë thirrje që të ndalohen autorët e këtyre akteve që po trondisin opinionin publik.

“Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor”- ka shkruar Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu