Meta nuk shkoi në Komisionin Hetimor/ Spartak Braho sulmon presidentin: Ky është puç shteti

0

Në seancën e sotme të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, ishte planifikuar mbajtja e seancës dëgjimore me kreun e shtetit. Por, përmes një letre të gjatë pak përpara se të niste punimet Komisioni Hetimor, presidenti Meta bëri publike argumentet pse nuk mund të ishte i pranishëm në komision.

Kryetari i komisionit Alket Hyseni, parafrazoi në fillim të mbledhjes arsyet pse presidenti nuk mund të ishte i pranishëm, ku theksoi prezencën fizike të presidentit në samitin e ‘Brdo Brijunit’ në Slloveni ditën e sotme.

Në fjalën e tij anëtari i Komisionit Spartak Braho u ndaj tek argument i dhënë nga presidenti për ilegjimitetin e parlamentit aktual. Braho e cilësoi këtë një puç shteti nga ana e Presidentit, pasi sipas tij kreu i shtetit nuk njeh republikën parlamentare.

Spartak Braho:Të thuhet publikisht pse nuk vjen. Ta lexojmë letrën, nëse ai nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit, ky është puç. Nuk njeh më Republikën Parlamentare.

Alket Hyseni: Unë ju komunikova në cilësinë e kryetarit disa nga argumentet pse presidenti nuk mund të jetë pezent, duke perifrazuar letrën e gjatë që presidenti ka paraqitur.

Unë bie dakord që mosnjohja e kësaj procedure, është një arsye më shumë për të dhënë vendimin për thyerjen e Kushtetutës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu