Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

0

Ilir Meta: Është evidentuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor preken në dy mënyra, shumë emigrojnë në vendet e BE-së, ndërsa individë nga vende të treta hyjnë në vendin tonë me qëllimin për të kaluar në be. Trafikimi i fëmijëve në rajonin e Ballkanit është shqetësues. Pandemia e Covid i bëri fëmijët më të ekspozuar pasi shfrytëzimi i fëmijëve në internet është rritur. Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet parandaluar. Nga ana tjetër duhet të jenë prioritet situata ekonomike në vendin tonë. Synimi i trafikantëve janë personat në vështirësi më të mëdha. Personat në nevojë të dëshpëruar për punë, ata që bien lehtë pre e trafikimit. Një ekonomi më gjithëpërfshirëse, sundimi i shtetit të së drejtës jo vetëm do të përmirësonin jetën e qytetarëve tanë por do të ulnin ndjeshëm trafiqet e çdo lloji. Kërkohet hetim për trafikantët, përfshirë bashkëpunëtorët. Nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit, prokurorët, për hetimin me shpejtësi dhe ndjekës penale të trafikimit. Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që vendosi një marrëveshje me Frontex. Ka ende vend për përmirësime dhe ndërhyrje me rëndësi. Viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima të krimit. S’duhet të trajtohen si burim provash, janë qenie njerëzore. Liria ka rëndësi sepse njerëzit kanë rëndësi. Lufta për liri zhvillohet edhe në nivel global. Dua të shpreh mirënjohje për institucionet, bashkive fetare dhe organizatave jo qeveritare që kanë ushtruar dhe ushtrojnë veprimtarinë në veprat e trafikimit.

Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu