Meta tregon tre prioritetet e Partisë së Lirisë: Do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht

0

Sot kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta doli në një konferencë për mediat duke u ndalur te referendumi si një prioritet i forcës politike që drejton.

Gjatë konferencës për mediat, Meta u shpreh se referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht që ka sjellë pasiguri ekonomike dhe sociale.

Meta: Është shumë i qartë mesazhi që solli domosdoshmërinë e kësaj force të re politike në skenën politike shqiptare dhe tre prioritetet e saj kryesore, referendumi, referendum dhe referendum. Ai do jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht.

Duke mos e respektuar kushtetutën duke sjellë këtë situatë të pasigurisë, kushtetuese, sociale dhe ekonomike që është edhe nxitësja kryesore e largimit të të rinjve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu