Mikela e goditi me shuplakë pas skenave hot me Anën, flet Erioni: Nuk luaj, kam pëlqim të madh

0

Një ngjarje e papritur ndodhi në puntatën e djeshme të Për’puthen. Erioni dhe Ana kishin afrimitet të madh në prapaskenë aq sa gati dukej se do të shkëmbenin puthje në buzë.

Sapo do të niste takimi sqarues, Mikela u ngrit në këmbë dhe e qëlloi me shuplakë dhe u largua nga studio. Ndërsa sot, Mikela ka zgjedhur të mos vijë në emision dhe Erioni dha mendimin e tij për këtë situatë.

Erioni: Reagoi se tregoi që vijon interesi. Mu duk pak i tepruar por secili vendos vetë të bëjë veprimet e veta. Ishte një sikletshëm për mua. Afrimiteti me Anën nuk është aktrim apo lojë, por pëlqimi që kam ndaj Anës është i madh. Dhe Mikelën nuk e hedh poshtë se kemi kaluar kohë të bukur dhe vazhdoj të kem pëlqim dhe ndaj saj.

Për Anën kam pasur pëlqim që vjet kur e shihja si spektaktor dhe kur nisa ta njoh, vura re që kemi shumë të përbashkëta. Që kur erdhi, nisëm kontaktën dhe kishim muhabet të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu