Ministra, deputetë dhe ish-ministra shqiptarë, me punimet e doktoraturës të kopjuara “fjalë për fjalë” nga autorë brenda dhe jashtë vendit

0

Disa prej politikanëve shqiptarë, edhe në poste të larta, janë faktuar se kanë marrë doktoratura me kërkime shkencore të vjedhura jashtë vendit, apo dhe nga autorë të tjerë brenda vendit.

Emisioni “Inside Story” ka trajtuar këtë fenomen dhe më poshtë po tregojmë disa nga politikanët shqiptarë që kanë dokutoratura të kopjuara. Studiuesit Vladimir Kola dhe Taulant Muka kanë analizuar punimet e tyre dhe në disa raste, ato kanë rezultuar se janë 100% të kopjuara.

Një nga këto punime është dhe një tezë doktorature e vitit 2013, me udhëheqëse shkencore profesore Luljeta Bozo. Ajo rezulton se ka kopjuar mbi 20 faqe nga një studim tjetër i vitit 1993, në gjuhën angleze.

Doktoratura e udhehequr nga Lulejta Bozo

Ministrja Kushi ka qenë disa herë shënjestër e akuzave për plagjaturë, shkruan newsbomb.al. Në një prej tyre të botuar në vitin 2009 dhe me bashkautore Evis Kushin, mbi 90% e tekstit është kopjuar nga tre studime të viti 2001, 2000 dhe 2008.

Teza e ministres Evis Kushi

Teza e doktoraturës së ish-ministres Mimi Kodheli, me udhëheqës Dhori Kule, e publikuar në vitin 2015 akuzohet për plagjaturë. Studiuesit e akuzojnë Kodhelin se ka kopjuar nga tre shkrime të mëparshme të vitti 2000 dhe 2013.

Teza e ish-ministres Mimi Kodheli

Edhe Monika Kryemadhi renditet mes politikanëve që e kanë doktoraturën me plagjaturë. Ajo e ka mbrojtur doktoraturën në vitin 2015, pranë Fakultetit Ekonomik, me udhëheqës shkencor profesor Dhori Kule. Ajo ka kopjuar dy kapitur nga një libër i publikuar në vitin 2005.

Teza e Monika Kryemadhit

Edhe ish-ministri Vangjel Tavo në tezën e mbrojtur ën vitin 2013, rezulton se ka kopjuar 18 faqe, ose 1/3 e tekstit total, pa bërë referenca dhe pa listuar te literatura e konsultuar burimin origjinal. Ai ka marrë pjesë nga një botim i vitit ’96 dhe disa të tjerë nga viti 2009 dhe 2010.

Teza e Vangjel Tavos

Deputetja Blerina Gjylameti ka kopjuar 22 faqe në temën e doktoraturës të mbrojtur në vitin 2017, pranë Fakultetit Ekonomik, shkruan neësbomb.al. Ajo ka marrë pjesë nga një studim i vitit 2008.

Teza e Blerina Gjylametit

Xhelal Mziu, deputete i PD, e ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin Bujqësor në vitin 2013. Ai ka kopjuar rreth 40% të tezës nga katër dokumente në gjuhën italiane dhe nga disa leksione në italisht.

Teza e Xhelal Mziut

Edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, rezulton se ka plagjaturë në tezën e doktoraturës që ka mbrojtur në vitin 2017 pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Sipas studiuesve, ministri ka kopjuar 7 faqe nga një autore shqiptare dhe nga disa shkrime të tjera publikuar më parë, apo vetë nga BE.

Teza e Ulsi Manjes

Drejtimi nga e njëjta dorë prej dekadash, konsiderohet nga njohësit e kësaj fushe si ngërçi më i madh që nuk i lë universitete shqiptare të ecin përpara. Duke i akuzuar rektorët dhe dekanët se trashëgojnë reminishenca nga sistemi monist, ata argumentojnë se me të njëjtën frymë po mbajnë nën tutelë universitete dhe kërkimin shkencor.

Siç shihet dhe nga emisioni dhe faktet më sipër, rektorët dhe dekanët, që janë profesorë dhe kanë udhëhequr disa nga tezat e mësipërme, “nuk kanë vënë re” pjesë e kopjuara nga këta politikanë, nga tekste brenda dhe jashtë vendit.

Referuar VKM-së 112 të vitit 2018, kriteret për përfitimin e gradës shkencore “Doktor” dhe titujve akademikë “Profesor i asociuar” dhe “Profesor” janë të përcaktuar në mënyrë strikte.

Për të marrë gradën “doctor” në fund të studimeve të ciklit të tretë kandidati, duhet të ketë realizuar 3 referime, 2 nga të cilat të jenë mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare (simpozium, konferencë, kongres), në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian ose G20-ës; të ketë botuar, së paku, 3 (tre) artikuj shkencorë në revista shkencore, nga të cilët 2 (dy) të jenë botuar ose pranuar për botim në revista të indeksuara;

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu