Ministri britanik e pranon: 176 fëmijë shqiptarë janë zhdukur nga hotelet e Home Office

0

Dyqind fëmijë azilkërkues që ishin vendosur në hotelet e drejtuara nga Home Office janë zhdukur.

Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm i Britanisë, Simon Murray i cili thotë se mes fëmijëve të humbur është një vajzë dhe të paktën 13 fëmijë nën moshën 16 vjeç.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi Observer raportoi se nga një hotel i Home Office në Brighton disa fëmijë ishin rrëmbyer nga rruga jashtë objektit dhe ishin futur në makina. Departamenti u paralajmërua nga policia se banorët e pambrojtur të hotelit, fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar, shumë me gomone, pa prindër apo kujdestarë do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.

Murray zbuloi se shifrat janë grumbulluar që nga korriku 2021.

Home Office nuk ka fuqi të ndalojë fëmijët e pashoqëruar azilkërkues në këto hotele dhe ne e dimë se disa prej tyre zhduken. Shumë prej tyre që zhduken janë gjurmuar më pas.

Ai tha se 88% e 200 fëmijëve, 176 ishin me origjinë shqiptare dhe tha se qeveria shpresonte të heqë dorë nga përdorimi i hoteleve për fëmijët “sa më shpejt të jetë e mundur”.

OJQ-të kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për fëmijët që zhduken nga strehimi dhe kanë ofruar të ndihmojnë Home Office për t’i mbajtur ata të sigurt, por qeveria i ka refuzuar këto oferta.

Policia e Sussex-it bëri të ditur se ata arrestuan dy burra të dyshuar për trafikim njerëzor pasi fëmijët që qëndronin në një hotel u panë duke u futur në makinën e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu