Misteri i 2 të zhdukurve në Sarandë, familjarët takojnë sërish Rrumbullakun, mbyllen në zyrë me të për 30 minuta

0

Familjarët e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, të zhdukur prej datës 6 Prill në Sarandë, kanë zhvilluar për herë të dytë një takim kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Për rreth 30 minuta të afërm të dy të zhdukurve kanë diskutuar me kryepolicin rreth hetimeve dhe kërkimeve që po zhvillohen për gjetjen e trupave të familjarëve të tyre.

Ashtu si në takimin e zhvilluar 2 javë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i ka garantuar atyre zbardhjen e ngjarjes.

Megjithatë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Tv Klan se nga hetimet dhe kërkimet e kryera në terren ende nuk dhëna që mund të çojnë policinë në gjetjen e trupave të Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, përkatësisht 45 dhe 52 vjeç.

Të dy këta të fundit janë emra të njohur për policinë pasi në të shkuarën kanë patur precedent në fushën e narkotikëve.

Për këtë ngjarje të rëndë, deri tani policia ka arrestuar vetëm një 28 vjeçar, të identifikuar si Sofokli Baxheri, me dyshimet se ka dijeni për personat që mund të fshihen pas zhdukjes së dy personave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu