Misteri i 22-vjeçares nga Kenia që u gjet pa ndjenja pranë banesës në Tiranë, reagon Policia e Shtetit!

0

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me historinë e një vajze të re nga Kenia, e cila jeton me qira në kryeqytet, dhe që u gjet pa ndjenja në afërsi të banesës së saj.

Blutë bëjnë me dije se shoqja e saj ka bërë denoncim në polici për humbjen e kontakteve me të. Ndërkohë që policia tha se po hetohet për “plagosje të rëndë me dashje”.

SQARIM I DREJTORISË VENDORE TË POLICISË TIRANË:

Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu