Mj Rodriguez bëhet aktorja e parë transgjinore që fiton një çmim në Golden Globes

0

Të dielën, Michaela Jae ‘Mj’ Rodriguez, 31-vjeçe, rrëmbeu çmimin për ‘aktoren më të mirë’ në Golden Globes 2022 për një dramë televizive për rolin e saj si nënë e shtëpisë dhe infermiere në shfaqjen “Pose”.

Kjo ndërkohë shënon herën e parë në histori që një aktore transgjinore fiton një çmim, Golden Globe.

Kjo është gjithashtu fitorja e parë e “Pose” në Golden Globes, premiera e së cilës ishte në vitin 2018.

Rodriguez bëri histori gjatë verës së kaluar duke u bërë artistja e parë transgjinore që u nominua për një çmim Emmy, edhe pse nuk arriti ta fitojë këtë.

MEDIALE VIP

Mj Rodriguez bëhet aktorja e parë transgjinore që fiton një çmim në Golden Globes

MË: 10 JANAR 2022 NË ORA: 17:33

Michaela Jae

Të dielën, Michaela Jae ‘Mj’ Rodriguez, 31-vjeçe, rrëmbeu çmimin për ‘aktoren më të mirë’ në Golden Globes 2022 për një dramë televizive për rolin e saj si nënë e shtëpisë dhe infermiere në shfaqjen “Pose”.

Kjo ndërkohë shënon herën e parë në histori që një aktore transgjinore fiton një çmim, Golden Globe.

Kjo është gjithashtu fitorja e parë e “Pose” në Golden Globes, premiera e së cilës ishte në vitin 2018.

Rodriguez bëri histori gjatë verës së kaluar duke u bërë artistja e parë transgjinore që u nominua për një çmim Emmy, edhe pse nuk arriti ta fitojë këtë.

Në vitin 2020, bashkë-yjet e “Pose”, Indya Moore dhe Angelica Ross, reaguan kundër çmimeve Emmy për anashkalimin e personave transgjinore.

Në anën tjetër, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij viti u nderuan edhe aktorët e serialit të popullarizuar, “Squid Game”.

Ylli 77-vjeçar i Koresë së Jugut, aktori O Yeong-su, bëri histori duke u bërë aktori i parë korean që fitoi një çmim në ceremoninë prestigjioze të Golden Globes 2022.

Edicioni i 79-të i Golden Globes u mbajt në Beverly Hilton në Los Angeles.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu