Mjekët i kishin thënë se kishte shtatë fëmijë, 25-vjeçarja lind nëntë

0

Një grua në Afrikë ka lindur nëntë fëmijë dhe jo shtatë siç kishin ‘parashikuar’ mjekët.

Halima Cisse, 25 vjeç, i lindi fëmijët me operacion dhe fatmirësisht, pesë vajzat dhe katër djemtë janë mirë.

Cisse u dërgua me avion në Marok që ajo dhe fëmijët të trajtoheshin më mirë pas lindjes.

Lindja e nëntë fëmijëve tërhoqi vëmendjen e udhëheqësve të kombit të Afrikës Perëndimore.

Ka qenë ministri i Shëndetësisë ai që reagoi i pari. Ai u shpreh se lindja shkoi mirë dhe fëmijët gëzojnë shëndet të plotë.

Burimi: DailyMail | joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu