Mjeku: “Vdesin dy persona pasi morën vaksinën kineze”. Përgjigjet Bino

0

Mjeku Erion Dasho ka folur në një lidhje për kërkesën që ky i fundit i bëri Ministrisë së Shëndetësisë për të nisur hetimet në lidhje me sigurinë e vaksinës kineze Sionovac.

Dasho foli për dy rastet e vdekjes të raportuara nga ai, që sipas tij kanë ndodhur pasi personat kishin marrë vaksinën kineze. Për këtë arsye mjeku Dasho kërkon një pezullim të vaksinës dhe bërjen e një hetimi.

Ndër të tjera, ai u shpreh se njëri nga personat që humbën jetën pas marrjes së vaksinës kineze vdiq ditën e djeshme. Ai tha se per personin qe vdiq dje ka me shume informacion. Dasho shtoi se të dy viktimat janë të moshës mbi 70 vjeç.

Intervista e plotë:

Vdekjet? Bëhet fjalë për vdekje të papritura. Që nuk kanë arsye tjetër për të ndodhur. Kjo ka ndodhur pasi 2 personat kanë marrë vaksinën kineze. Duhet që këto dy vdekje të investigohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Rekomandimi? Ne pamë një proces të ngjashëm të kryer në të gjithë Europën para disa javësh. Pas disa vdekjeve të ndidhura pas vaksinës Astra Zeneca, u bë pezullimi i vaksinës në këto vende derisa dolën rezultatet e hetimit. E njëjta procedurë duhet të bëhet dhe në Shqipëri. Nuk ka përse të ketë frikë.

Viktimat? Një vdekje, për të cilën kam më shumë dijeni për rrethanat, ka ndodhur dje, ndërsa tjetra ka ndodhur në Tiranë. Të dy rastet kanë ndodhur në pacientë që kanë marrë vaksinën kineze. Kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk kishin arsye për të humbur jetën. Natyrisht vdekjet e papritura mund të ndodhin kudo. Kjo nuk është akuzë, nuk është përfundim, por duhet trajtuar. Kemi shembullin e freskët të Astra Zenenca-s e cila u pezullua në Europë deri në rezultatin e hetimit. Nga informacionet e mia janë mbi 70 vjeç.

Çfarë sugjeroni? Të gjitha vaksinat që janë të miratuara nga EMA. Natyrisht këto vlejnë dhe në Shqipëri, pa probleme. Për sa i takon vaksinës kineze, kam ditë që bëj thirrje që të publikohet dokumenti shoqerues. Këto vaksina nuk janë të certifikuara as nga EMA as nga FBA.

Siguria e vaksinës kineze? Nuk jam ekspert i çështjeve të vaksinave dhe imunizimit. Jemi në situatë ku kemi një vaksinë të parcetifikuar nga FBA dhe EMA. Në këto kushte, Shqipëria ka një komitet. Shpresoj që qeveria shqiptare të bëjë publikë dokumentet e shoqeruese. Jam mbështetës i vaksinimit. Vaksina është arma më e fortë për të luftuar Covid, por vaksina duhet të jetë e sigurtë.

Astra Zeneca? Për këtë vaksinë pati investig të përsëritur. U gjet se ishte e sigurtë. Kemi një tjetër shqertëësim për aplikimin nën 60 vjeç dhe sidomos për zonjat nën këtë moshë. Duhet të kishim një komitet shumë aktiv. Qytetarët shohin se ne Gjermani përshembull eshte pezulluar për zonjat nën moshën 60 vjeç. Nuk kanë përse mësuese të kontaktojnë në mënyrë të pavarur, të cilat janë të pa sigurta. Unë nuk jam i fushës së vaksinimit. Seksioni që merret me vaksinimin duhet t’i japin përgjigje qytetarëve.

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka sqaruar se nuk ka raste të fataliteteve që lidhen me vaksinimin dhe procesi po ecën shumë mirë.

E pyetur ne lidhje me humbjen e jetës së dy të moshuarve të vaksinuar, prof. Bino u shpreh: “Nuk është shkak i humbjeve të jetës vaksina. Vaksina anticovid të mbron nga covid19, jo nga semundjet e tjera”, tha Bino.

Prof. Silva Bino ka bërë me dije se vaksinat janë të sigurta dhe kanë marrë autorizimin e përdorimit në vendet përkatësë, ndërkohë që janë një sërë institucionesh të tjera që bëjnë vlerësimin e tyre.

“Vaksniat janë të sigurta sepse përpara marrjes së vaksinës në vendin tone, ka një seri dokumentash në një seri kriteresh, të cilat duhet të plotësohen. Ka edhe një komitet të ekspertëve për vaksinimin i cili i vlerëson të gjitha këto elemente dhe natyrisht kjo mbështetet në të gjitha të dhënat ndërkombëtare, në të gjitha vendet ku vaksinat janë përdorur në masë, në miliona njerëz edhe më tej nga studimet e publikuara”, deklaroi Bino.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu