Mjeti bie në lum, qytetarët vrapojnë për të nxjerrë nënën dhe fëmijën

0

Një automjet ka rënë në lumin Osum mesditën e sotme.

Kanë qenë qytetarë të shumtë beratas ata që kanë vrapuar për të dhënë ndihmën e parë, dhe kanë bërë të mundur thyerjen e xhamit, duke nxjerre fillimisht fëmijën që ndodhej në mjet.

Më pas me mbërritjen e zjarrfikësve dhe ambulancës është bërë e mundur dhe nxjerrja e drejtueses së mjetit, gjendja shëndetësore e të cilës nuk dihet ende.

Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu