Moment tragjik në autostradë/ 30-vjeçarja përplas me makinë burrin me biçikletë, ai vdes në vend

0

Një aksident me pasojë vdekjen e një 49-vjeçari është regjistruar ditën e sotme. Mësohet se ai është përplasur nga një makinë teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Lidhur me ngjarjen policia njofton se ka arrestuar një 30-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen K.D., 30 vjeçe. Kjo shtetase më datë 16.06.2020, rreth orës 07:20, në autostradën Tiranë – Durrës, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B.K., 49 vjeç, banues në Sukth, i cili pasi u dërgua në spital për ndihmë mjeksore ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu