Momentet e fundit të 26-vjeçares gjermane para se të vritej e të hidhej në bunkerin nazist

0

Imazhe të reja janë publikuar të një vajze 26 vjeçare, pak para se të vritej mizorisht dhe trupi i saj të lëshohej në një ish-bunker nazist në Gjermani.

E identifikuar vetëm si Bianca S., nëna e një fëmije besohet se është marrë peng dhe qëlluar me thikë, pasi ishte parë për herë të fundit në stacionin e trenit të Oranienburg.

Policia ka publikuar tashmë pamjet e fundit kur e ndjera shtyn biçikletën e saj gjatë platformës së stacionit pasditen e të enjtes se nje jave me parë.

Ata thanë se fjalët e saj të fundit ishin thënë një shoqeje në stacion, me të cilën kishte folur për shtegun e zonës pyjore ku gjendet dhe bunkeri.

“Oh, do të marr rrugën shkurt nga bunkeri, ka më shumë hije atje. Shihemi së shpejti,” kishte thënë viktima, sipas të përditshmes vendase Bild.

Zëdhënesja e policisë Dörte Röhrs tha: “Ne shpresojmë që dëshmitarët në pyll, gjatë rrugës ose gjatë Lehnitzsee ta mbajnë mend të ndjerën.”

Një mik i të ndjerës tha se vajza kishte një takim me doktorin atë ditë, dhe se nuk ishte paraqitur në një mbledhje në punë në ora 14.00”.

Atë pasdite ajo nuk kishte marrë djalin e saj pesë-vjeçar nga kopshti, dhe kjo kishte vënë në alarm autoritetet.

Trupi i saj ishte gjetur një ditë më vonë në një korridor të ish-bunkerit që funksiononte si stacion radioje në kohën e nazizmit.

Bunkeri daton prej kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe është i fshehur thellë në pyll, në të cilin hyhet nga një kanal i baltosur nën një mur betoni.

Hetimet thonë se e reja është goditur me thikë dhe është përjashtuar mundësia e përdhunimit, por motivet janë ende një mister, shkruan RTL.

Policia ka gjetur dhe biçikletën e Bianca-s të fshehur mes bimësisë, rreth 100 metra larg bunkerit.

Policia thotë se ka përdorur 14 qen nuhatës për të kërkuar në zonë por nuk zbuluar të dhëna të reja.

Oranienburg, rreth 30 km në veri të Berlinit, ka qenë qendër e projekteve bërthamore të nazizmit. Aty ka pasur fabrika armësh e avionësh deri në bombardimet e 1945.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu