Momenti emocionues, nënë e bijë ja dalin! 29-vjeçarja me Covid-19 sjell në jetë bebin, pas dy javësh në terapi intensive…

0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto të një momenti të veçantë, atë të ardhjes në jetë të një bebi. Rasti i përket një vajze 29-vjeçare nga Kukësi e cila është bërë nënë në një moment të vështirë përballje me koronavirusin, duke ia dalë me sukses, ajo me të bijën.

 

 

 

 

 

 

 

“Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë”, shkruan Manastirliu.

 

POSTIMI I PLOTE

Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me #covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha😍

😇 Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë🙏🏼

Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi😍🙏🏼

#Krenare për mjekët dhe infermierët

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu