LIVERPUL -Pamjet tronditëse tregojnë makinën duke ecur deri në hyrje të një materniteti në Liverpool përpara se të ndalonte në recepsion.
Sipas The Sun, më pas shihet teksa shpërthen në një re tymi dhe mbeturinash vetëm disa sekonda më vonë ndërsa një kalimtar shikon i habitur. Copa metali shihen duke fluturuar nëpër ajër dhe duke rënë si shi mbi makinat e parkuara.
Pak çaste më vonë, flakët fillojnë rrethojnë taksinë, ndërsa ajo përfshihet mga flakët. Shoferi të shihet duke kërcyer makina dhe duke nxituar larg tymit të dendur. Policia konfirmoi sot se tmerri po trajtohet si një incident terrorist. Tre të dyshuar të moshës 29, 26 dhe 21 vjeç u arrestuan dje në bazë të Aktit të Terrorizmit.