Momenti prekës/ I dha ujë dhe e përqafoi, emigranti në Spanjë qan me ngashërim në krahët e vajzës që e shpëtoi (VIDEO)

0

 

Prej ditësh, Spanja është përballur me një valë të madhe emigrantësh të ardhur nga Maroku.

Për të mos pranuar afrimin e tyre në vend, autoritetet spanjolle kanë angazhuar ushtrinë, e cila prej ditësh, ndodhet në pikat kufitare të vendit dhe brigjet detare.

Sakaq, një video e publikuar së fundmi në rrejte sociale ka nxitur reagimin e mijëra personave.

Në të shihet një vullnetare e Kryqit të Kuq, teksa përqafon një emigrant që qan në krahët e saj. Vullnetarja i ofron ujë dhe e përkëdhel lehtë në kokë, ndërsa emigranti, qan me ngashërim te ajo.

Dhe Luna, një vullnetare 20-vjeçare e Kryqit të Kuq, po i jepte një shishe ujë një emigranti që qante në një plazh me rërë në anën spanjolle.

“Sapo e përqafova atë. Përqafimi i dikujt që kërkon ndihmë është gjëja më normale në botë”, ka thënë Luna, një studente, për televizionin spanjoll TVE, gjithashtu dhe vullnetare në Kryqin e Kuq.

“Emigranti qau duke mbajtur dorën e mikut të tij që ishte pa ndjenja. Ai kishte frikë se kishte vdekur”, tha Luna. “Ai po më thoshte diçka në frëngjisht, unë nuk kuptoja asgjë, por ai po numëronte diçka me gishta. Jam e bindur që ai numëroi miqtë që humbi gjatë udhëtimit për këtu”, shtoi ajo.

https://www.facebook.com/elmundo/videos/320134992847060

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu