Pamjet që shihni kanë fiksuar momentin kur një urë është shembur duke bërë që 5 makina të përfundojnë në ujë në Malajzi.
Sipas medieve të huaja, i gjithë momenti ndodhi më 25 janar në Seri Kembangan në shtetin Selangor.
Disa persona aty pranë filluan të vraponin menjëherë përpara se asfalti të binte në kanalin e gjerë të kullimit.
Ngjarja ndodhi pasi zona u godit nga reshjet e dendura të shiut.