Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nuk është ndalur thjesht me filmimin e procesit të punës në të ashtuquajturin incenerator i Tiranës.
Duke marrë shkas nga po nga deklaratat e kryeministrit në Komisionin Hetimor që procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent dhe më i liri në rajon. Kryemadhi ka filmuar dhe procesin e punës në landfillin e Shkodrës.
Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës. Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim.