“Mori plaçkat dhe Patozi”Ç’do të ndodhë me forcat politike që dështuan në zgjedhje?

0

4 parti të reja të djathta u krijuan para zgjedhjeve  për të ndryshuar skenën politike shqiptare, por asnjë prej tyre nuk arriti te kaloi 1 përqind të votave në rang kombëtar për tu bërë pjese e Parlamentit.

Me Bindjen e tij Demokratike e Astrit Patozit,   ishte sprovuar edhe në një garë lokale,  por zgjedhjet e 25 Prillit treguan se forca e tij ishte pa  peshë elektorale pasi mori vetëm 8.238 vota ne total. Për humbjen e thellë edhe personale pasi nuk arriti të siguroi më shume se 830 vota preferenciale ne Tiranë, Astrit Patozi dha dorëheqjen nga  drejtimi i partisë.

Patozi: Fakti që ne bëmë një betejë dinjitoze dhe qytetare, në mesin e një polarizimi ekstrem, që erdhi nga egërsia dhe ashpërsia e forcave kryesore politike, nuk mund të shërbejë në asnjë rast si justifikim për askënd prej nesh, por sidomos për mua që udhëhoqa fushatën. Askush prej nesh nuk kishte keqkuptimin se rezultati do të arrihej me një të rënë të sopatës dhe asnjëherë nuk e kishim menduar se Bindja Demokratike ishte projektuar për vetëm një palë zgjedhje. Dorëheqja ime është një akt moral përgjegjësie, por kurrërrësesi dorëzim. 

Dorëheqje nga drejtimi i partisë pak ditë më parë  e dha edhe  Jozefina Topalli, pasi në asnjë nga 4 qarqet ku ajo kandidoi,  Lëvizja për Ndryshim nuk iu afrua asnjë mandati.  Madje as në Shkodër,  qark qe njihej si bastion i saj kur kandidonte me Partinë Demorkatike,  Jozefina  Topalli siguroi vetëm 598 vota preferenciale.

Zhgënjim nga pritshmëritë, rezultoi të ishte edhe Rudina Hajdari me Nismën Thurje  që siguroi vetëm 0.65% të votave në rang kombëtar.  Si kryetare,  ajo  mori 523 vota preferenciale ne qarkun e Elbasanit por krahas   rezultatit Rudina Hajdari nuk heq dorë nga politika. Surprizë nuk prodhoi as  Lëvizja Demokratike  Shqiptare. Si kryetar Myslim Murrizi kandidoi në 4 qarqe,  por nuk grumbulloi dot  as sa herësi që duhej një kandidati për të thyer listës.

Në politikën shqiptare kërkoi të futej  edhe VETËVENDOSJA,  por 3 kandidatët e saj të pavarur nuk arritën t’i  hapin derën partisë së Albin Kurtit për tu bërë pjesë e politikës së Tiranës, pasi të gjithë bashkë  arritën një numër të pakonsiderueshëm votash, rreth 3.541 në total. Në Parlamentin e ri nuk do jene as deputetet e opozitës se re të cilët me shume sesa për kontributin e tyre legjislative u bënë të njohur  për gafat në foltoren e Parlamentit.

E vetmja që do të vijojë të ketë mandat  nga radhët e opozitës së re është Aurora Marra, e cila kandidoi në siglën e PS  në Dibër dhe doli me e votuara në atë qark.

                                  VOTAT E PARTIVE TE REJA

Bindja Demokratike                                       8.238 vota                    0.52%

Lëvizja  për Ndryshim                                    7.049 vota                    0.45%

Lëvizja Demokratike Shqiptare                      4.697 vota                    0.3%

Nisma Thurje                                                  10.216  vota                  0.65%

Kandidatët e Vetëvendosjes                            3.541 vota                    0.23%

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu