Mori titullin ‘Qytetar Nderi’/ Baba Mondi jep mesazhin e fortë për shqiptarët: Mbani gjallë kombin, mos e braktisni vendin e bekuar

0

Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka marrë sot titullin “Qytetar Nderi” i qarkut Vlorë.

Gjatë ceremonisë, Baba Mondi fillimisht falënderoi pjesëmarrësit dhe më pas dha një mesazh të fortë paqeje për qytetarët.

‘Faleminderit për këtë ceremoni, për këtë ditë të shenjtë për mua, si një nga figurat kryesore të njerëzimit. Ndihem i privilegjuar dhe i respektuar. Falënderoj vëllezërit e mi që më mbështesin në çdo vështirësi, në këtë ditë kaq të veçantë shprehim përgëzimin e tyre, mirënjohjen e përgëzoj se zgjat përgjithmonë’, tha ai.

Ku ndër të tjera, reagoi me një thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë që mos ta braktisin vendin dhe të mbajnë gjallë kombin e tyre.

‘Ndihem i privilegjuar sot mes jush në marrjen e titullit Qytetar Nderi i Qarkut të Vlorës, një titull me peshë e përgjegjësi për detyrat që na presin në të ardhmen. Kam një mesazh të shkurtër edhe për shqiptarët në këto ditë të vështira që po kalojmë: të mos e lënë këtë vend të bekuar që të parët tanë dhanë edhe jetën e tyre për ta mbajtur gjallë këtë komb. Shqiptarët kudo kanë dhënë dhe do japin, por më shumë do japin për vendin tonë, për të cilin ne duhet të japim atë që ka merituar’, përfundoi fjalimin ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu