“Mos fluturoni në rrugë!”/ Qarkullonte me shpejtësi 190 km/h, policia ndalon shoferin në bypass-in e Fierit

0

Në kuadër të kontrolleve të zhvilluara në prag të fundjavës në të gjitha akset kryesore të vendit, policia bën me dije se ka ndaluar një shofer i cili po qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë në Bypass-in e Fierit.

Shpejtësia e e lartë e mjetit u mat automatikisht nga makina inteligjente dhe radari informativ.
Përmes një komunikate për shtyp, policia rrugore i bën apel të gjithë drejtuesve të zbatojnë rregullat e qarkullimit, pasi akset rrugore po monitorohen intensivisht me makina inteligjente, radarë dhe kamera.

Njoftimi i policisë:

Makina inteligjente dhe radari automatik po vijojnë skanimet e shpejtësisë në të dy krahët e lëvizjes Fier-Vlorë dhe Vlorë-Fier.

Shpejtësi që arrin deri në 190km/h. Drejtues mjetesh, mos fluturoni në rrugë por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Në të gjitha rrugët e vendit ka makina inteligjente, radar automatik, kamera, dron e aparat fotografik që përdoren nga punonjësit e Policisë Rrugore.

Mbroni jetën duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu