‘Mos na merrni ujin’/ Banorët në Maqellarë kundërshtojnë projektin: Po kërcënohet kryetari i fshatit

0

Banorët e fshatrave Kërçisht i Poshtëm dhe Kërçisht i Sipërm në Maqellarë të Dibrës kanë dalë në protestë mesditën e sotme, pasi kundërshtojnë marrjen e ujit në malin mbi këto fshatra.

Të shumtë kanë qenë banorët të cilët mbështesin kauzën e tyre dhe janë të vendosur për të mbrojtur me çdo lloj mënyre ujin e fshatit pasi e gjithë jeta e tyre është e lidhur me të.

Sakaq ata kanë akuzuar Bashkinë dhe firmën fituese se po ushtron presione mbi ta si dhe vetë banorët deri më tani nuk kanë zhvilluar asnjë dëgjesë publike për këtë projekt.

Nga ana tjetër, banorët kanë shprehur shqetësim se po tentohet që mjetet e firmës të punojnë gjatë natës por fshati ka vendosur të bëjë roje.

“Fshati Kërçisht i Sipërm është pjesë e 100 fshatrave turistik dhe presin investime që e zhvillojnë zonën e jo investime që e shkatërrojnë”, theksojnë banorët.

Lidhur me situatën kryetari i fshatit Kërçisht i Sipërm, Gëzim Lita pohon po kërcënohet dhe se i është kërkuar që të dorëzojë vulën.

Banorët kanë firmosur edhe një peticion ku bëjnë thirrje për anulimin e projektit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu