Mos u mendoni gjatë, bëjini menjëherë këto 2 veprime në rast se dikush po kalon takikardi

0

Takardia është një prej patologjive më të shpeshta të sistemit kardiovaskular, gjatë së cilës rritja e shpejtë e rrahjeve të zemrës tejkalon ritmin kardiak të zakonshëm.

Disa nga shkaqet e shtimit të takikardisë janë abuzimi me pijet alkoolike dhe substancat stimulese si ekstazia, përdorimi i drogërave të lehta dhe medikamenenteve të ndryshme, reaksioni alergjik pas konsumit të pijeve me përmbajtje kafeine si kafeja, çaji apo pijet energjike etj.

Në rast se dikush pranë jush po kalon një krizë takikardie ose jeni ju vetë që po e përjetoni, këto janë dy veprimet e menjëhershme që duhet të bëni pa humbur kohë.

1.Zhysni fytyrën në një enë me ujë të ftohtë dhe akull

Në një enë të çfarëdoshme shtoni ujë të ftohtë me akull. Mbani frymën për pak sekonda dhe zhysni fytyrën brenda në enë. Kontakti i trupit me temperaturën e ftohtë të ujit ndikon në ngadalësimin e menjëhershëm të rrahjeve të zemrës.

2.Mbani frymën për pak sekonda

Metoda e mësipërme ndikon menjëherë në nervin vagus, i cili kontrollon ritmin kardiak. Merrni frymë thellë dhe me anë të gishtit të madh dhe atij tregues shtypni hundën, duke mbyllur gojën dhe sytë. Bëni këtë veprim për pak sekonda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu