“Mos vazhdoni me këtë turp”, Boçi: Komisioni Hetimor për “McGonigal” është detyrim kushtetues, keni urdhëruar Gardën…

0

Luçiano Boçi nga foltorja e Kuvendit ka thënë se ngritja e komisiont hetimor për çështjen McGonigal është një detyrim kuhstetues. Sipas tij Rama ka gosutir sigurinë e SHBA.

Po ashtu Boçi iu drejtua drejtueses së Kuvendit, Lindita Nikolla, duke thënë se ka shkelur ligjin duke urdhëruar Gardën që të mos lejojë deputetët e përjashtuar të marrin pjesë në mbledhjen e Byrosë.

“Pamjet e shëmtuara të bllokimit të parlamenti nga Garda për të mos lejuar deputetë, përsëritet e përsëritet. Deputetët sot në përputhje me rregulloren kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë, janë ata që e kanë kërkuar mbledhjen. Ju zonja Kryetare keni urdhëruar Gardën që të mos futen, duke shkelur ligjin. Mos vazhdoni me këtë turp, ju e keni turp pa turp. “- u shpreh ndër të tjera Boçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu