Moti i keq dhe me dallgë, kapiteneria e Vlorës pezullon lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit

0

Kapiteneria e Vlorës njofton anulimin e lundrimit për mjetet të vogla të lundrimit dhe atyre të peshkimit.

Njoftimi si më poshtë: Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjiun  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  24  orët  në  vazhdim  në  datat  07-08.10.2021  në  drejtimin  J-JL  në  forcën  6-7bft /10-15m/s  deri në  7-8  bft  / 15-20m/s  dhe  lartësi dallge  deri  1.50-3.50 metra  :

NDALOHET  DHËNIA  E  LEJE-NISJES  E  TË  GJITHA  MJETEVE  TË  VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË  PESHKIMIT  DHE  MARJEN E MASAVE.

Njoftohen të gjitha  anijet  e  peshkimit  dhe  mjetet  e  vogla  lundruese  për  situatën  e  përkeqësuar  dhe të  merren  masat  për  sigurimin  e  mjeteve  në  vendet  e  akostuara  dhe  parandalimin  e  ngjarjeve  dhe situatave  gjatë  datave    07-08.10.2021.

Përmisimi i situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjiun e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  08.10.2021  /  22:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu