Moti i keq pritet ‘të mbërthejë’ Greqinë, në dyqane mungojnë zinxhirët e borës. Shoferët janë paralajmëruar për gjobë

0

Drejtuesit e mjeteve në Greqi kanë qëndruar në radhë që nga mëngjesi në dyqanet e makinave për të marrë zinxhirë kundër rrëshqitjes për shkak të borës që pritet të bjerë.

Pas masave emergjente të shpallura nga Mbrojtja Civile për motin e keq, drejtuesit e mjeteve që lëvizin në rrugët e Atikës në ditët në vijim duhet të kenë me vete zinxhirë kundër rrëshqitjes ose batanije dëbore, në të kundërt 80 euro gjobë, raporton Prototema.

Për këtë, Policia Rrugore ka vendosur postblloqe në pjesë të ndryshme ku nga nesër pritet të kryejë kontrolle.

Në të njëjtën kohë, raftet e dyqaneve me zinxhirë kundër rrëshqitjes dhe pompat e benzinës po zbrazen dhe tashmë po regjistrohen mungesa në zinxhirë dhe mbulesa dëbore për goma të caktuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu