Moti/ Meteorologu gjerman jep alarmin: Qytetet që do të godasë stuhia në Shqipëri

0

“Përmbytjet kërcënojnë Mesdheun me shi ekstrem në Greqi dhe Shqipëri deri në javën e ardhshme”.

Alarmi është dhënë nga një meteorolog gjerman në “Focus.de”, që parashikon që reshjet e shiut të kapin shifra rekord. Reshjet kryesore parashikohen në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore në zonën e bregdetit.

“Ajri i ftohtë mbi detin shumë të ngrohtë do të thotë menjëherë stuhi të forta. Kjo është arsyeja pse bëhet fjalë për këtë shi ekstrem. Dhe sa më i ngrohtë deti, aq më shumë shi ka. Mesdheu perëndimor është ende shumë i ngrohtë, 24 deri në 27 gradë. E gjithë kjo shkakton këtë katastrofë.

Por jo vetëm Shqipëria dhe Greqia preken nga shiu. Bregdeti italian i Adriatikut, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe pjesë të Rumanisë gjithashtu do të kenë shi të fortë.

Në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore ekziston një rrezik akut” deklaroi ai.

Autoritetet lokale në bashkinë e Vlorës u kërkuan sonte qytetarëve që të marrin masat dhe të shmangin lëvizjet për të mos rrezikuar si pasojë e stuhisë që pritet të godasë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu