Miguel Oliveira buzëqesh përsëri dhe e bën atë në mënyrën më të mirë. Suksesi në pistën ‘Mandalika’, në GP të Indonezisë, vjen nëntë muaj pas podiumit të fundit për portugezin, i cili feston me një dedikim të veçantë:
“I kam premtuar vajzës se do të kthehem në shtëpi nga Indonezia me një trofe, kjo është për të. Nuk ka qenë e lehtë, muajt e fundit kanë qenë të vështirë për mua dhe të rikthehem në majë, është shumë e rëndësishme për mua.”
Piloti i KTM-së më pas shprehet: “Ishte si të hipja në një slitë, në fillim nuk e kuptova mirë pistën dhe më pas duke ndjekur Millerin, përfitova nga momenti”.
Vendi i dytë për kampionin e botës, Fabio Quartararo: “Në nxemje mendova se kisha më shumë, por kushtet e sotme më lejuan të përfitoj nga rasti për të fituar pikë. Është podiumi im i parë i lagur plotësisht, jam shumë i kënaqur me këtë. Jam super i lumtur, podiumi i parë në lagështi më bën shumë të lumtur me këtë rezultat.”
Vendi i tretë i podiumit ishte për Johann Zarco me motorin Ducati Pramacin e tij: “Duhet të jem i lumtur për këtë podium, por m’u desh pak kohë për të kuptuar kapjen. Pasi e kuptova bëra disa xhiro të mira, por parakalimi ishte i vështirë dhe unë humba shumë gjatë daljes nga këndi. Kam humbur shumë kohë, kur pista ishte e lire.”