Motra 15 muaj e vdekur në banesë pasi besonin tek ringjallja. Gjithçka rreth ngjarjes tronditëse. Ja fotoja e nënës me dy vajzat

0

Detaje të reja tronditëse kanë dalë ngjarja e një dite më parë në Kombinat, ku nëna dhe njëra prej vajzave u gjetën të pajetë në banesën e tyre, ndërs vajza tjetër është në spital.

Besonin tek ringjallja, prandaj u vetëflijuan! Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë në Kombinat, ku nëna dhe njëra prej vajzave u gjetën të pajetë në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër është në spital.

Nga ana tjetër, vajza e cila ndodhet në spital, Blerta Josifi ka deklaruar para hetuesve: “Nuk e keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”. Ndërsa është shprehur se motra e saj kishte 15 muaj që kishte vdekur.
Nga dëshmitarët në Përmet bëhet e ditur se edhe babai i vajzave para disa vitesh është vetëflijuar duke u hedhur nga pallati.

Kunati i Zhaneta Josifit ka treguar se kishte më shumë se dy muaj që nuk kishte parë Zhanetën dhe vajzën e saj Blerta. “I shkova në shtëpi, kërkova Anisën, më tha nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e zotit”. Ai shprehet jashtë kamerave se Anisën kishte që nga muaji mars 2019 që nuk e kishte parë.

Sakaq, Dëshmitarët e Johovait në Tiranë thonë se familjar Josifi nuk ishte pjesë e kësaj organizate. Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate Arben Lubonja thotë se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

Ndërsa ish-fqinjët e familjes në Përmet thonë se edhe burri i Zhanetës është vetëflijuar para disa vitesh, duke u hedhur nga pallati.

Po si ndodhi ngjarja? Nënë e bijë u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre, mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia në njoftimin zyrtar tha se dyshimet e para janë për vetëflijim. Ndërsa u raportua nga vëllai i Zhanetës, pasi motra e tij dhe dy mbesat nuk i përgjigjeshin në telefon dhe nuk i hapnin as derën.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes dhe se tek trupat e viktimave nuk ka pasur shenja dhune. Ai u shpreh se janë konstatuar shenja të mosushqyerjes, ndërsa vajzat ishin të arsimuara.

Flasin fqinjët e familjes Josifi në Përmet: Bashkëshorti i Zhanetës u hodh nga pallati, ishte me një dorë

Fqinjët e familjes Josifi në Përmet për Report Tv thonë se edhe aty njiheshin për njerëz të mirë. Sipas tyre, bashkëshorti i Zhanetës para disa vitesh u hodh nga pallati, për shkak të depresionit. Pas kësaj ngjarja gruaja dhe dy vajzat shkuan në Tiranë.

“Kjo kishte dy vajza dhe burrin. Bënte tregti, ishte goxha zonjë edhe burri ishte i shkëlqyer, por ishte me një krah. Ai është hedhur nga pallati para 5-6 vitesh. Më pas gruaja mori vajzat dhe iku në Tiranë. Ai burri ishte kryevepër, por edhe gruaja në punën e saj. Ai ndoshta u mërzit që ishte me një krah dhe u vetëvra. Më ka ardhur shumë gjynah. Me Jehovain nuk di gjë të kenë qenë ato”.

“Ishin njerëz shumë të mirë, nuk i bënin kujt keq. Kemi qenë në një lagje dhe kur kemi qenë të vogla me mamanë e saj luanim. I ati u hodh nga kati i katërt. Ishin shumë të mira. Ajo merrej fillimisht me tregti këtu, shisnin tek tregu”, u shprehën fqinjët.

“I njoh shumë mirë. Është gjynah që vajza të reja humbasin jetën që merren me Jehovain. Ato ishin vajza të mrekullueshme. Këtu ka shumë dëshmitarë të Jehovait.

“Jehovai nuk është një gjë e mirë, është e keqe. Më kanë ardhur në shtëpi dhe nuk i kam pranuar. Ato të shkatërrojnë jetën”.

Dëshmitarët e Johovait: Familja Josifi nuk është pjesë e organizatës tonë! E çmojmë jetën si gjënë më të shtrenjtë

Dëshmitarët e Johovait në Tiranë thonë se familjar Josifi nuk ishte pejsë e kësaj organizate. Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate Arben Lubonja thotë se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

“Jemi shumë të tronditur nga lajmi i bërë publik dje në media shqiptare për humbjen e jetës në familjen Josifi. Lajmi na hidhëron dhe u shprehim ngushëllimet tona familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërm. Pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait”, thuhet në deklaratë.

Vetëflijimi i nënës dhe vajzës, dëshmia: E pyesja ku është Anisa, më thoshte është në gjumë
Një tjetër dëshmi trondistëse vjen nga një banore e pallatit ku jetonte Zhaneta Josifi me dy vajzat. Ajo thotë se ato kishin kohë që nuk dilnin nga banesa, ndërsa nuk pranon as persona të afërm.

“Kishim hyrje dalje, muhabet. Unë shkova në Greqi, kur u ktheva i vete dhe i them, ku e ke Anisën ? Fle gjumë tha. Shikoja nga dritarja dhe nuk dilnin, edhe dy lule që kishin aty po i thaheshin. I vete Zhanetës dhe i them, ku e ke Anisën, apo e ke në Gjermani. Vuri buzën në gaz dhe më tha: jo e kam këtu. Dy vjet unë as Blertën dhe as Anisën nuk i kam parë më. Momenti i fundit që kam parë Zhanetën ka qenë në mars. E pashë në supermarket poshtë dhe një ditë kur erdhi policia dhe bashkia që i sollën ushqime. I vajta para një muaj, i rashë derës. Lina më tha, të lutem shumë largohu nga shtëpia ime dhe mos ta pafsha bojën. Vinin edhe të afërmit, por nuk i pranonte”, u shpreh banorja.

Vetëflijimi i nënës dhe vajzës, familjari: Anisën kisha një vit që nuk e kisha parë! Zhaneta më tha nuk i ka bërë ditët e zotit

Kunati i Zhaneta Josifit ka treguar se se kishte më shumë se dy muaj që nuk kishte parë Zhanetën dhe vajzën e saj Blerta. “I shkova në shtëpi, kërkova Anisën më tha nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e zotit”. Ai shprehet jashtë kamerave se Anisën kishte që nga muaji mars 2019 që nuk e kishte parë.

Blerta Josifi që i mbijetoi vetë-flijimit është dërguar në urgjencën e psikiatrisë
Blerta Josifi, 34-vjeçarja e cila i mbijetoi vetëflijimit ditën e djeshme u dërgua në urgjencë, ku janë kryer të gjitha ekzaminimet e para. Më pas ajo është transferuar në shërbimin e urgjencës psikiatrike dhe ndodhen në gjendje të qetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu