Motra e 24-vjeçares që vdiq nga Covid përlot rrjetin: “O Xheni po si do jetoj pa ty, pse o Zot ma more?”

0

Me lot në sy dhe me fjalë që të “këpusin shpirtin” ka reaguar motra e Xheni Kabës e cila ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi prej ditësh ishte dërguar në Turqi për një trajtim më të specializuar ndaj Covid-19.

Linda Kaba ka postuar një foto dhe një mesazh në rrjetet sociale ku vajton me për motrën e saj 24 vjeçe e cila pas lindjes nuk e fitoi dot betejën me virusin famëkeq. Mes lotësh motra i premton se do të kujdeset gjithë jetën për vajzën që solli në jetë vetëm disa javë më parë.

“O shpirti i o xhen pse motra pse ike kshu , si do jetoj une pa ty o drita ime o shpirt i shpirt tim ti ishe nje lule e pa celur akoma po se zoti ve dore te njerzit e mire o zot pse , o sa gjer ka per te te then o xha i motres gjera e tua te mira nuk ka funed po zoti nuk te la me te donte afre vetes qe te jesh nje lule e bukur ne parajs .Shpirti ime prehu ne paqe mos ki merak per gocen se do ta rris motra sic ti kishe endrra qe nuk tu ralizuan kurre .Sa malla kam per ty o drita ime”, shkruan Linda Kaba.

“O Xheni po si do jetojë motra pa ty, po pse o zot, pse e more gjysmën time më të mirë, pse?”, shkruan Linda Kaba ndërsa e shoqëron shkrimin me “emoj” duke qarë.

Një javë më parë, pasi ishte e infektuar me Covid e Xheni Kaba u dërgua në spitalin e Infektivit në Tiranë ku u detyrua të bëjë një lindje të parakohshme duke qenë se ishte edhe shtatzënë. Kjo ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e saj duke bërë që të nisej me urgjencë për trajtim në Turqi pasi ishte edhe e prekur nga Covid.

atkeqësisht mësohet se e reja nuk ka mundur ta fitojë betejën me armikun e padukshëm duke shtuar numrin e viktimave që humbin jetën në luftën me virusin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu