Mungesë të operatorëve dhe bllokim te pajisjes identifikuese, në këto qendra votohet në mënyrë tradicionale

0

 

Procesi i votimit në fshatin Trestenik të Devollit po realizohet me votim tradicional, për shkak të mungesës së operatorit.

Ndërkohë në qendrën e votimit 3191 në Libofshë procesi i votimit është ndërprerë. Mësohet se shkak është bërë bllokimi i pajisjes identifikuese.

Një tjetër situatë shqetësuese është shfaqur në Kallamas, Pustec për shkak të problemeve me aparaturën, ndërsa aktualisht po punohet me lista.

Sakaq në fshatin Cetë, të bashkisë Dimal është nuk ka nisur procesi i votimit për shkak se pajisja identifikuese ka shfaqur probleme dhe është marrë për ta vënë në funksion, ndërsa pritet që të rikthehet sërish në këtë qendër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu