Mungon dora e shtetit në Peqin, Qytetarët ankohen se prej kohësh mungojnë investimet

0
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në Peqin mungesa e investimeve është e dukshme. Por kjo më shumë vihet re jë bujqësi por edhe struktura të tjera në qytet që janë të parregulluara. Qytetarët atje shprehen mjaft optimistë për këtë gjë. Ata thonë se ndjehen të braktisur nga qeveria dhe qyteti është i parregullt. Pa folur per papunësinë që është dicka që është ulur këmbëkryq mbi banorët. Sipas tyre bashkia nuk ka fonde. Ata bëjnë thirrje dhe për gjëra shumë minimale. Hapja e një rrobaqepsie do të ishte shumë frytëdhënëse për punësimin e grave. Të paktën një pjesë e tyre do të punësohet dhe dhe varfëria nuk do të ndjehet aq shumë shprehen ata. Përsa i përket kryetarëve dhe premtimeve elektorale ata thonë që shohin vetëm interesin e tyre dhe investojnë vetëm në zonën që u intereson.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu