Mungon Kosova dhe Albin Kurti/ Kryeministri Rama shfaqet sërish në krah të Aleksandë Vuçiç

0

Edi Rama shihet sërish në krah të presidentit serb Aleksandë Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit.

Kryeministri shqiptar së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka ndodhen në Slloveni për një vizitë dy ditore në Bled për “Strategic Forum” për të ardhmen e Europës.

Kryeministri Rama ka postuar një foto i veshur me kostum ku ajo që bie në sy është mungesa e Albin Kurtit, ndërsa kryeministri shqiptar shihet nën shoqërinë e homologut slloven, Janez Jansa.

“Bled, Slloveni – Në Bled Strategic Forum për të ardhmen e Europës” shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërkohë presidenti Vuçiç ka postuar një foto në “facebook” dhe në “instagram” me Ramën dhe Zaev. Rama duket se ka hezituar ta postojë për të shmangur kritikat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu