Myftiu i Shkodrës publikon pamjet e frikshme: Alarm! Më kujton llahtarin e vitit 2010, ende s’është gjetur zgjidhje për përmbytjet

0

SHKODËR- Myftiu i Shkodrës, Muhamed B. Sytari ka publikuar pamjet nga Shkodra që janë identike me atë të vitit 2010 që izoloi të gjithë qarkun. Teksa regjistron videon, myftiu u bën thirrje institucioneve që të hedhin sytë nga ajo zonë, në mënyrë që të evitohen përmbytje të tilla. Ai thotë se lumi i Bunës duhet thelluar, duhen rregulluar shkarkimet dhe argjinaturat, në mënyrë që prurjet e tilla dhe shirat e dendur të mos përsërisin të njëjtin skenar.

“Sot jemi 20 nëntor 2022, kjo është pamja e frikshme e përmbytjeve që ka nisur gjatë 24 orëve të fundit. Këtu nuk është në dsikutim përmbytja e Xhamisë së Plumbit, por situata e familjeve dhe njerëzve që jetojnë në shtëpitë përreth. Më kujton pamjet e përmbytjes së vitit 2010, kur nuk lëvizje dot në këti zona. Kur njerëzit nuk kishin bukë, ujë e energji elektrike. pamja e sotme është gati-gati e njëjtë. Më sjell në mendje atë periudhë të cilën këta njerëz e kujtojnë si llahtar. Allahu e bëftë mirë. Duhet tu qëndrojmë pranë këtyre familjeve. Edhe pse jemi në vitin 2022, ende nuk është zgjidhur problemi i këtyre përmbytjeve, kjo është një thirrje për institucionet. Kjo situatë duhet të evitohet. Duhen rregulluar shkarkimet e duhet sistemuar vendi,”- thotë ai ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu