Myslimanët duhet të ndëshkohen! Çfarë tha Rudolf Nikolla pasi plagosi me thikë 5 persona në xhami

0

Gjatë ditës së djeshme Rudolf Nikolla 34-vjeç përhapi panik në xhaminë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës pasi plagosi me një thikë kuzhine 5 persona që po kryenin ritin e faljes. Çështja në Prokurori për autorin Rudolf Nikolla është referuar për financim të terrorizmit që dënohet si vepër penale në Shqipëri me 15 vite burg ose burgim të përjetshëm apo gjobë 5-10 milionë lekë. “BW” ka mësuar se Nikolla në momentet e para kur është shoqëruar ka deklaruar se ‘’Myslimanët duhet të ndëshkohen’’. Mësohet se nga 5 të plagosurit, 4 kanë lënë spitalin, kurse një tjetër, Kleon Jaupaj është në operacion pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës.

Sakaq miqtë dhe familjarët e tij kanë treguar se ai vuante nga depresioni dhe se më parë ka qenë i shtruar edhe në spitalin psikiatrik, ndërsa një muaj më parë ai kishte plagosur një 32-vjeçar me aftësi ndryshe tek terminali i autobusave të veriut.

Keywords: Infowebtv, xhami, plagosje, myslimanë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu