“Na ndihmoni, po fundosemi!”/ Disa të vdekur dhe fëmija në kërkim në kanalin La Mansh

0

“Na ndihmoni, po fundosemi!”,- ishin thirrjet e migrantëve që po përpiqeshin të kalonin në Britaninë e Madhe nëpërmjet Kanalit La Mansh, ndërkohë që anija e tyre po fundosej.
Zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pas një sinjali ndërkombëtar fatkeqësie ku dëgjoheshin ulërimat e migrantëve, por humbën jetën disa persona.
Dy fëmijë humbën jetën së bashku me një grua pasi u nxorën nga deti, ndërsa një burrë u gjet pa shenja jete nën varkën e përmbysur.
Kërkimet rifilluan mëngjesin e sotëm për të gjetur një emigrantë të pestë, që besohet të jetë fëmija i mitur i gruas që humbi jetën.
Ndërkaq, pesëmbëdhjetë persona mundën të mbijetonin dhe konfirmuan se një foshnjë kishte rënë në ujë në momentin kur anija nisi të fundosej, pak pas orës 09:30 të ditës së djeshme.
Zëvendës ministrja e brendshme e Francës, përmes një shkrimi në “Twitter” shkroi se numri i të vdekurve është “i rëndë dhe ende nuk dihet numri i sigurt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu